Vetëm pak ditë më parë, në mediat evropiane u raportua se “galaktikët” e Real Madrid kishin arritur të siguronin një marrëveshje, si me Jude Bellingham, por edhe me “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, mirëpo kjo nuk i ka ndalur në asnjë moment “qytetarët” e Manchester City, të cilët nuk heqin dorë nga nënshkrimi me talentin anglez.
Sipas prestigjiozes, “ESPN”, Manchester City vazhdon të luftojë me Real Madrid për Bellingham, me “galaktikët” që ende nuk kanë gjetur akordin për çmimin me “verdhezinjtë”, gjë që City mund ta bëjë fare thjeshtë duke llogaritur pasurinë e majme të Presidentit, Sheikh Mansour.
Deri në këto momente çështja mbetet në “udhëkryq”, me “galaktikët” e Real Madrid, që sipas mediave janë të preferuarit e Bellingham, ndërsa Manchester City ka fuqinë ekonomike për të bindur Borussia Dortmund, duke e bërë akoma dhe më të vështirë “garën” me dy superfuqive të futbollit evropian. /i.m /abcnews.al

