City nuk është dorëzuar për titullin, Leicester i pafuqishëm

schedule20:30 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 20:30 - 21 Dhjetor, 2019

Manchester City ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-1 përballë Leicester City, duke ngushtuar distancën me “Dhelprat” e vendit të dytë dhe me Liverpoolin kryesues. Të besuarit e Guardiolës e panë veten shumë shpejt në disavantazh, pasi Vardy në minutën e 82-të shënoi një gol shumë të bukur.

Goli i sulmuesit të Leicester u barazua shumë shpejt. Në minutën e 30-të, Mahrez barazoi për Manchester Cityn, ndërsa Gundogan me penallti, përmbysi gjithçka në fundin e pjesës së parë. De Bruyne ishte njeriu i këtij takimi dhe pikërisht mesfushori belg krijoi golin e tretë.

Gabriel Jesus feston golin e tij, i pari në “Etihad”

Pasi dribloi dy futbollistë, ylli belg shërbeu te Jesus, që me portën e boshatisur çoi shifrat në 3-1 dhe i dha fitoren Cityt. “Qytetarët” e Pep Guardiolës ngjiten në kuotën e 38 pikëve, vetëm një pikë më pak se Leicester në vend të dytë. Liverpool vazhdon të kryesojë me kuotën e 49 pikëve dhe me një ndeshje më pak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!