Kur Manchester City është në një ditë të mirë vështirë të kalohet. Pastaj, kur rivalët duhet të luajnë me një lojtar më pak, atëherë gjithçka bëhet e pamundur.
Këtë e provoi Napoli, që në premierën e Champions u dorëzua pa kushte 2-0 në “Etihad Stadium”.
Pas festës së tifozëve për rikthimin e Kevin De Bruyne, sfida u bë menjëherë në ngjitje për kampionët italianë të Antonio Conte.
Në minutën e 21-të, kapiteni Di Lorenzo la fushën me karton të kuq, ndërsa po kaq zgjati ndeshja e De Bruyne, që u sakrifikua për t’u zëvendësuar me një mbrojtës.
Nga këtu gjithçka u bë e thjeshtë për të zotët e shtëpisë që morën frenat e lojës në dorë.
Nën presionin e “Cityzens”, Napoli u kthyei gjithi pas, ndërsa porta e italianëve u kthye në një tabelë qitje.
Pavarësisht mbajtjes 73% të topit, 17 aksioneve për gol dhe 6 goditjeve në katërkëndësh, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Dominimi i skuadrës së drejtuar nga Guardiola vijoi edhe pas pushimit, por këtë herë vendasit rregulluan shënjestrën e tyre.
Në minutën e 56-të, Haaland shbllokoi rezultatin, pas një aksioni të denjë për “playstation”.
Një shok për Napolin, që vetëm nëntë minuta më pas do të merrte edhe goditjen e “KO”.
Doku ndali topin në rrjetë për herë të dytë, duke vulosur përfundimisht fitoren e Manchester City, që niset në mënyrën më të mirë në këtë sezon të ri të Champions League./abcnews.al

