Një mbrojtës me eksperiencë është objektivi i madh i Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm. Ky është reparti më pak kualitativ i Manchester City dhe trajneri spanjoll dëshiron ta përforcojë me një italian.
Goal.com zbulon objektivin dhe ai është Leonardo Bonucci. Një dëshirë e kahershme e Guardiolës, pasi e ka kërkuar edhe vite më parë mbrojtësin 33-vjeçar. Ky i fundit rinovoi nëntorin e kaluar kontratën me bardhezinjtë deri në vitin 2024.
Kampionët e Italisë e cilësojnë shumë të rëndësishëm për rritjen e dyshes De Ligt-Demiral dhe nuk duan të heqin dorë nga ai. Megjithatë, “Zonja e Vjetër” mund të dorëzohet nëse vjen një ofertë tunduese nga City. /abcnews.al