Dusan Vlahovic është i përzgjedhuri i Pep Guardiola për sulmin e Manchester City dhe sipas Repubblica Fiorentina është gati ta shesë për 50 milion euro.
Një shifër më e ulët se sa ajo që Atletico Madrid ofroi në verë. Fakti që serbi nuk pranon rinovimin e ndryshon situatën.
Manchester City normalisht nuk e ka problem të shpenzojë, kurse Fiorentina nga ana tjetër e ka gjetur pasuesin.
Klubi Vjollcë shikon si pasuesin ideal për Vlahovic të riun e Italisë dhe Sassuols, sulmuesin Gianluca Scamacca. / abcnews.al