City mesazh rivalëve: Doni lojtarin tonë? Vlen 115 milionë euro

schedule11:16 - 27 Tetor, 2019

schedule 11:16 - 27 Tetor, 2019

Gabriel Jesus është pjesë e Manchester City prej janarit të vitit 2017 dhe kontrata me kampionët e Anglisë i përfundon në verën e vitit 2023. Për sulmuesin brazilian interesohen disa klube të mëdha evropiane, ku mund të përmendim Real Madrid, Bayern Munchen dhe PSG.

22-vjeçari ndihet mirë te “Cityzens”, por dëshiron të luajë gjithmonë. Rivaliteti për një vend në repartin e sulmit është i madh dhe për të lënë në stol Kun Agueron është tepër e vështirë.

Braziliani nuk e përjashton një largim në të ardhmen, edhe pse Manchester City dhe Pep Guardiola nuk dëshirojnë të heqin dorë nga shërbimet e tij. Gjithsesi, klubi anglez ka vendosur një çmim.

Gabriel Jesus

The Sun raporton se për të larguar Gabriel Jesus nga “Etihad Stadium” duhen paguar 115 milionë euro. Reali, Bayerni dhe PSG e kanë marrë mesazhin dhe e kanë të qartë se sa vlen sulmuesi latin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!