Manchester City ka realizuar blerjen e radhës në merkato.
Kampionët e Europës dhe Anglisë kanë arritur një marrëveshje me ekipin francez të Rennes për 21-vjeçarin, Jeremy Doku.
Talenti bleg është marrë nga “Qytetarët” për 65 milionë euro për të zëvendësuar Riyad Mahrez, i transferuar këtë verë në Arabi.
Në garë për lojtarin ka qenë edhe West Ham, por futbollisti ka dashur gjithmonë vetëm City-n dhe ka arritur marrëveshjen personale me ta.
Doku do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare dhe do të fluturojë të martën drejt Manchester, ndërsa vizitat mjekësore do t’i zhvillojë ditën e mërkurë./ h.ll/abcnews.al