Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

City fiton me Haaland/ Sulmuesi shënon dy gola në suksesin 3-1 kundër Bournemouth

schedule12:48 - 3 Nëntor, 2025

schedule 12:48 - 3 Nëntor, 2025

Manchester Siti kthehet te fitorja në Premier League dhe në ndjekje të Arsenal në garën për titullin kampion në këtë sezon.

Skuadra e Pep Guardiolës mundi 3-1 Bournemouth, ndërsa si gjithmonë, kur “Cityzens” fitojnë, Erling Haaland është në formë.

Sulmuesi norvegjez shënoi dy gola në këtë sukses, duke nisur nga ai që i dha epërsinë vendasve në minutën e 17-të.

Bournemouth barazoi shifrat shpjet, por sërish Haaland gjeti rrugën e rrjetës për të kthyer sërish Sitin në avantazh për pjesën e parë.

Pas pushimit, të besuarit e Guardiolës vulosën fitoren me O’Reilly, duke u ngjitur në vendin e dytë të Premier League me 19 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Arsenal.

Distanca mbetet e konsiderueshme, por Manchester City dhe tifozët e tij mund të mbështeten te Haaland.

Sulmuesi është shënuesi më i mirë i Premier League. Në 10 ndeshje të këtij sezoni ai numëron 16 gola, ndërsa që tani kryeson renditjen në distancë me rivalët e tij më të mëdhenj në këtë garë Kylian Mbappe dhe Harry Kane. Francezi i Real ka 13 gola në La Ligam, ndërsa anglezi i Bayern ka shënuar 12 gola në Bundesligë.

Gjithesesi, nëse vijon me këtë ritëm, do të jetë e vështirë që ata të arrijnë Haaland, ndërsa Mancester City do të ketë një armë më shumë në misionin për t;u kthyer te titulli kampion në Premier League./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!