Sezon i ri, por histori e njëjtë. Manchester City fiton, ndërsa Chelsea zhgënjen.
Kampionët e Premier Ligës treguan forcën që në debutim, duke fituar 2-0 në një transfertë të vështirë si ajo e “Stanford Bridge”.
Të besuarve të Pep Guardiolës iu deshën vetëm 18 minuta për golin e epërsisë.
Erling Haland e nisi aty ky e la edicionin e shkuar dhe në rastin e parë e ndali topin në rrjetë.
Me shumë ndryshime si gjithmonë, Blutë e Londrës me Enzo Mareska në pankinë provuan të ndryshojnë fatin e ndeshjes ndërsa në limitet e pjesës së parë ishte sistemi VAR që anuloi golin e barazimit të Nikolas Xhekson.
Edhe pas pushimit, sfida kishte të njëjtën pamje.
Chelsea nuk arriti të shfrytëzojë rastet e tij, ndërsa vetëm gjashtë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Manchester Siti dha goditjen e “KO”.
Mateo Kovaçiç dyfishoi shifrat për të vulosur fitoren e kampionëve në fuqi të Anglisë, që i kanë treguar të gjithë rivalëve se nuk kanë ndërmend të dorëzojnë titullin.
/abcnews.al