Janë mbyllur sfidat çerekfinale te EFL Cup (Carabao Cup), ku ekipet e mëdha nuk kanë bërë hapa fals. Manchester City fitoi me rezultatin 1-3 në fushën e Oxford. Joao Cancelo shënoi golin e parë për “Qytetarët”, ndërsa vendasit barazuan me Taylor. Një dopietë e Raheem Sterling në pjesën e dytë i dha fitoren Manchester Cityt, që kalon në gjysmëfinalen e kësaj kupe.
Triumf pa shumë probleme edhe për Manchester United. “Djajtë e Kuq” fituan pastër 3-0 kundër Colchester. Rashford dhe Martial gjetën sërish rrjetën, ndërsa Jackson shënoi autogol. Sfida mes Everton dhe Leicester City ishte shumë më e luftuar, pasi të dyja skuadrat luajnë në Premier League.
“Dhelprat” e Brandon Rodgers shënuan dy gola të shpejtë me anë të Maddison dhe Evans, por Everton barazoi në pjesën e dytë. Davies dhe veterani Baines në sekondat e fundit, çuan ndeshjen te pika e bardhë e penalltive. Në fund, ishte ekipi i Leicester që u tregua më e saktë, duke shënuar katër penallti, ndërsa Everton shënoi vetëm dy./abcnews.al