City bën detyrën ndaj Sheffield, Guardiola vendos rekordin unik!

schedule20:53 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 20:53 - 29 Dhjetor, 2019

Manchester City ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Sheffield United. Të besuarit e Pep Guardiolës e panë veten në disavantazh gjatë pjesës së parë, pasi Lys Mousset shënoi. Megjithatë, goli i sulmuesit të miqve u anulua pas konsultimit me VAR.

Në pjesën e dytë, Manchester City arriti të dalë në lojën e tij më të mirë dhe shënoi dy gola. Fillimisht, ishte bomberi argjentinas Kun Aguero ai që gjeti rrjetën, për të zhbllokuar rezultatin e këtij takimi.

Edhe pse në epërsi, të besuarit e Guardiolës nuk u ndaluan dhe ishin gjatë gjithë kohës në kërkim të golit të dytë. Kevin De Bruyne shënoi golin e dytë për “Qytetarët” dhe i dha fitoren Manchester Cityt. Kjo fitore, ishte e 100-ta për Pep Guardiolën në Premier League, duke u bërë trajneri që arrin më shpejt te ky numër fitoresh: Pas vetëm 134 ndeshjesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!