Çitaku: Marrëveshja e Uashingtonit s’është lojë, nuk komunikohet me aleatët me deklarata rrjetesh sociale

schedule16:25 - 19 Qershor, 2021

schedule 16:25 - 19 Qershor, 2021

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku tha sot se Marrëveshja e Uashingtonit nuk është lojë dhe se komunikimi me aleatët, e posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëhet përmes deklaratave e postimeve në rrjetet sociale.

Çitaku në një postim në llogarinë e saj në Facebook shkruan më tej se qeveria e Kosovës nëse ka ndonjë dilemë apo pakënaqësi, atë duhet ta adresojë përmes kanaleve diplomatike. Një deklaratë e tillë e ish ambasadores Çitaku vjen pasi ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu tha se Marrëveshja e Uashingtonit s’ka vlerë juridike.

Me aleatët, e posaçërisht me SHBA-të, një qeveri serioze nuk komunikon përmes deklaratave dhe postimeve në rrjetet sociale. Qeveria e Kosovës nëse ka ndonjë dilemë apo pakënaqësi, atë duhet ta adresojë përmes kanaleve diplomatike.

Para pak ditësh ishte në Kosovë i deleguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Jam e bindur se në takimet të cilat janë zhvilluar ka pasur mundësi që të trajtohen këto shqetësime.

Pastaj, se Administrata e Presidentit Biden qëndron fuqishëm pas marrëveshjes së 4 Shtatorit e ka bërë të ditur publikisht Sekretari i Shtetit Blinken”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!