Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka disa kohë që po kërkon një përforcim në repartin e sulmit. Sipas raportimit të mediave italiane, portugezi e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij dhe ai është Ciro Immobile.
Mësohet se kapiteni i Lazios është i preferuari i “Special One” dhe gjatë merkatos së verës londinezët do të hidhen në sulm për ta transferuar italianin në Premier League. Sigurisht, që ky operacion nuk është aspak i lehtë, pasi presidenti Lotito nuk kërkon që ta humbasë yllin e ekipit.
31-vjeçari është në kontratë me lacialët deri në vitin 2025, ndërsa vlera e kartonit të tij është 45 milionë euro. Një largim i mundshëm i Immobiles do t’i hapte rrugë Vedat Muriqit, për të marrë një rol më të rëndësishëm në ekip. /abcnews.al