Çiraku: Asambleja ishte e ligjshme, mungesa e mediave gabim teknik

schedule23:27 - 14 Janar, 2021

schedule 23:27 - 14 Janar, 2021

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku është një nga të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin “Pressing” në ABC, aty ku e cilëson të ligjshme Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH.

Në Asamble merren të gjitha vendimet. Çfarë bëri Bezhani që e shkarkuam dhe a ishte shkarkim i ligjshëm apo jo, këto janë dy gjëra të ndryshme. Asambleja është e ligjshme, në rendin e ditës ishte edhe shkarkimi i presidentit.

Pse ishte e fshehtë nga mediat? Është pjesë e anës organizative, zv presidenti mori përsipër të mbledhë 2/3, pasi sekretari ishte jashtë shtetit. Nuk u thirrën mediat, mund të jenë gabime teknike, por këto nuk e hedhin poshtë Asamblenë, nuk mund të themi që është e paligjshme pse nuk morën pjesë mediat.

Kandidati nuk ka pse të hyjë kur nuk është anëtar i Asamblesë. Edhe sikur t’i kemi shkelur rregullat e pandemisë, do të gjobitet organizatori. Nuk ka lidhje me ligjshmërinë e Asamblesë“, deklaron Çiraku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!