Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha, gati t’i thonë “po” përgjithmonë njëri-tjetrit

schedule07:47 - 12 Korrik, 2021

schedule 07:47 - 12 Korrik, 2021

Çiljeta Xhilaga po shijon prej 5 vitesh lidhjen e dashurisë me Alban Hoxhën. Ndonëse janë munduar ta mbajnë dashurinë e tyre larg vëmendjes së publikut, ata nuk i kanë shpëtuar lajmeve dhe kanë pranuar prej kohësh se janë bashkë.

Alban Hoxha gives Çiljeta the biggest birthday present you have ever seen

“Gjërat ndonjëherë janë të shkruara. S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai se mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do e njihja dhe do dashurohesha.”, tha këngëtarja gjatë një interviste teksa foli si rrallëherë për raportin me futbollistin.

Tashmë pasi kanë provuar bashkëjetesën, ata kanë vendosur të hedhin hapin e madh për t’i thënë po njëri-tjetrit përgjithmonë. Burime për “Panorama” kanë bërë me dije se ata do të bëjnë një festë ceremoniale më shumë sesa dasmë tipike. Megjithëse ende ky lajm nuk është konfirmuar nga vetë çifti, presim të dëgjojmë sa më shpejt lajme të bukura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!