Kryemimistri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në Durrës me komisionerin e ri europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič.
Fokusi i këtij takimi është bashkëpunimi me BE-në për pasojat e rënda që la tërmeti 26 nëntorit.
Komisoneri u shpreh se duhet vënë në zbatim legjislacioni dhe se BE është e gatshme të ndihmojë. “Legjislacioni është i mirë dhe duhet vënë në zbatim. Të gjithë ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në këtë pikë, në zbatimin e ligjit”, tha ai.
Më tej komisionari e pyeti Ramën se kush është shqetësimi më i madh për momentin.”Cili është shqetësimi juaj kryesor në këto momente, dhe cilat janë cështjet kryesore që doni të zgjidhni”, tha Lenarčič, ndërsa Rama u përgjigj:
“Personat që nuk kanë cati mbi kokë, duan një streh, ndërtimi kërkon kohe. Do të duhet nga 12 në 18 muaj kohë. Kemi dy kategori njerëzish në nevojë që janë lënduar. Ata që jetojnë në zona të hapura, dhe ata që jetojnë në zonat urbane dhe rurale. Në zonat urbane kemi gjetur zgjidhje hotelet. Por kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht, dhe synimi ynë është që ata të qendrojnë aty deri për festat e fundvitit dhe në janar të kalojnë në apartamente që do merren me qira nga ne. Ndërsa në zonat rurale, njerëzit janë shumë të lidhur me tokën, nuk mund të themi lëre shtëpinë dhe hajde në hotel. kështu që objektivi ynë është që për ta të ketë një cadër dimri“. /abcnews.al

