Cili është plani i Iranit me kompleksin bërthamor në Natanz?

schedule13:20 - 13 Prill, 2021

schedule 13:20 - 13 Prill, 2021

Nga Seth J.Frantzman , Jerusalem Post

Për të dytin vit radhazi, Irani e sheh veten përballë një sërë zgjidhjesh të këqija. Kompleksi tij i bërthamore në Natanz, vendndodhja e centrifugave të saj të përparuara, është sërish në kaos. Një tjetër incident i turpshëm për Republikën Islamike.

Gjithsesi, regjimi ka një problem serioz, sepse për vite me radhë është mburrur për aftësitë e tij bërthamore, edhe pse ka treguar pak gjëra në praktikë. Kjo situatë e vendos Iranin në një situatë të vështirë. Sa më shumë që ngre zërin dhe akuzon të tjerët për atë që ndodhi në Natanz, aq më shumë mosveprimi i tij në lidhje me atë që ndodhi, e bën që të duket i dobët në sytë e botës.

 

Njëherazi, Teherani dëshiron që të duket i dobët në sytë e negociatorëve perëndimorë, pasi tani po luan me pretendimin se po vuan pasojat e një akti “sabotues” dhe “terrorist”.  Irani ka një problem. Nga njëra anë, përpjekja e tij për të prodhuar një sasi të mjaftueshme uraniumi të pasuruar për të prodhuar më pas një bombë bërthamor, nuk e ka sjellë kurrë aq afër kësaj arritjeje.

Nga ana tjetër, ai nuk ka asnjë mënyrë për të lëshuar një armë bërthamore, pavarësisht përparimeve në teknologjinë e raketave. Në këto kushte, po e përdor pasurimin e uraniumit për të ushtruar presion ndaj vendeve nënshkruese të Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA) të vitit 2015.

Pra, ai po e përdor pasurimin e uraniumit si shantazh global, ashtu një organizatë mafioze.

Teherani u thotë këtyre vendeve:“Shikoni, ne e kemi pasuruar këtë sasi uraniumi në masën  20 për qind. Ju do të bënit mirë të na jepni para, ose ne do të pasurojmë deri në 40 për qind!”. Irani e di se ka mundësi që të vazhdojë pasurojë uraniumin të mjaftueshëm për një armë, edhe pa e ndërtuar kurrë atë.

Ai ka ndërtuar në Perëndim një makineri propagandistike të mirë-vajosur. Kjo e fundit  është e përbërë nga ish-zyrtarë, analistë, ekspertë të think-tank-ve dhe avokatë të regjimit, që promovojnë narrativën se Perëndimi ka nevojë për një “marrëveshje”, në të kundërt do të ketë luftë, apo shpjegojnë se një marrëveshje do të “parandalojë” Iranin që të prodhojë një armë bërthamore .

Pra Irani aktivizon turmën në mbështetje të tij sa herë që ka nevojë. Ai përpiqet që të përdorë këtë turmë për t’i portretizuar kundërshtarët e tij, veçanërisht Izraelin dhe Arabinë Saudite, si pengesa për marrëdhëniet miqësore midis tij dhe botës. Në këtë mënyrë, ai arrin 2 gjëra njëkohësisht.

Kërcënon me luftë dhe luan rolin e “gogolit “ të armëve bërthamore, ndërsa nga ana tjetër paraqitet si viktimë: e Izraelit dhe Arabisë Saudite, e sabotimeve dhe tani e “terrorizmit bërthamor”. Teherani shpik mitin e “fanatikëve” dhe “të moderuarve”, për të luajtur me Perëndimin lojën e policit të mirë dhe atij të kaq.

Ai pretendon se nëse nuk i ofrohet një marrëveshje tjetër, atëherë në pushtet do të ngjiten ekstremistët e këqij. Por kur bisedon me Rusinë dhe Kinën, Irani nuk përdor kërcënimin e “fanatikëve të linjës së ashpër”. Në fakt në Iran nuk ka të moderuar.

Ata ekzistojnë vetëm në imagjinatën e Perëndimit, dhe si një temë bisedimi. Irani i ka spostuar që përpara zgjedhjeve, për të pretenduar që Perëndimi t’i japë Iranit një “marrëveshje” për të forcuar pozitat e Rouhani.

Tani pas incidentit të fundit në Natanz, Irani duhet të hartojë një plan të ri loje. Incidenti është raportuar shumë në detaje, dhe kjo nuk i jep mundësi Teheranit të pretendojë se nuk ka ndodhur, apo se ishte Irani që e zbuloi atë në radhë të parë. Gjithsesi, media perëndimore shkoi më tej në përshkrimin e detajeve të operacionit.

Për shembull, Irani ka premtuar “hakmarrje”’ përmes ministrit të tij të Jashtëm, njeriu më pak përgjegjës për kryerjen e operacioneve ushtarake. Pastaj është Ali Akbar Selahi, kreu i programit bërthamor, që pretendoi se kishte ndodhur një sabotim.

Edhe ai gjithashtu nuk është një strateg ushtarak, apo njohës i veprimtarisë së Gardës Revolucionare (IRGC). Pra pak fjalë, ankesat më të mëdha të Iranit në lidhje me Natanz, vijnë nga njerëz që mund të mos kenë dijeni mbi planet aktuale të Iranit.

Republika Islamike mund të lexojë mediat perëndimore dhe të shohë se Perëndimi beson tani se Irani ka pësuar një pengesë serioze në pasurimin e uraniumit, dhe kjo e zvogëlon fuqinë e tij për të arritur një marrëveshje të re. Gjithashtu ai e di që zyrtarët amerikanë mund të jenë të kënaqur me rezultatet e Natanz, pasi është reduktuar presioni mbi “nevojën” e arritjes së një marrëveshje të re.

Ata mund të mund të lexojnë gjithashtu mburrjen e kryeministrit të Izraelit, që thotë se lufta kundër Iranit dhe milicive të përkrahura prej tij, është një detyrë e madhe. Gjithashtu, Irani mund të lexojë titujt në media që pretendojnë se “shërbimet e inteligjencës perëndimore i thanë televizionit izraelit “Channel 13 News, se pas sabotimit qëndron shërbimi sekret i Izraelit, Mossad”.

Dhe mund të lexojë gjithashtu se 2 zyrtarë të inteligjencës i thanë “The New York Times”, se sulmi e dëmtoi fuqinë e brendshme të sistemit që mban në punë centrifugat nëntokësore. Në të kaluarën, Irani ka provuar lloje të ndryshme hakmarrjeje.

Ai qëlloi Izraelin më raketa nga baza e saj në Siri në vitin 2018, dhe më vonë në vitin 2019. Gjithashtu ai dërgoi një ekip të Hezbollahut me dronë në një zonë afër Golanit në 2019. Ai pretendohet se ka sulmuar dy anije të lidhura me Izraelin. Apo se ka dërguar dronë dhe raketa tek Huthit në Jemen.

Ai ka tentuar të çojë tek Hezbollahu predha me precizion të lartë, apo të ndërtojë fabrika ushtarake për të furnizuar grupin terrorist. Në vitin 2018, Irani drejtoi një dron në hapësirën ajrore të Izraelit nga baza T-4 në Siri. Ai ka shënjestruar si izraelitët, ashtu edhe selitë diplomatike izraelite jashtë vendit.

Për shembull, raportet më 30 janar 2021 lidhën një incident në Nju Delhi të Indisë me Iranin, teksa Izraeli lëshoi ​​paralajmërime për sulme në muajin mars. Në një raport të shkurtit, thuhet se u arrit të parandalohet në kohë një sulm iranian. Madje më mars pati paralajmërime në lidhje me kërcënimet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.

Deri më tani Irani nuk ka qenë i suksesshëm, dhe tani po mendon të bëjë diçka. Por ai e di që infrastruktura që zotëron i mungon aftësia për ta goditur Izraelin, qoftë përmes dronëve, raketave balistike, anijeve apo metodave të tjera.

Jerusalemi njoftoi gjatë vitit të fundit aftësi të reja mbrojtëse, përfshirë mbrojtjen ajrore kundër dronëve dhe raketave, të cilat Irani i përdori për të sulmuar Abqaiq në Arabinë Saudite në shtatorin e vitit 2019.

Irani mund t’i lexojë raportet, dhe e di se aftësitë e Izraelit mund t’i tejkalojnë të tijat.

Për pasojë, kërcënimi i këtij vendi për “hakmarrje”, diçka që ai ka bërë shumë herë në të kaluarën, duhet të vlerësohet në raport me atë që janë aftësitë e Iranit, asaj që ai dëshiron të arrijë, dhe cila është axhenda e tij me bashkësinë ndërkombëtare. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al