Cili është kryetari i PD-së pas vendimit të Apelit? Ja si përgjigjet Alibeaj

schedule19:44 - 6 Mars, 2023

schedule 19:44 - 6 Mars, 2023

Enkelejd Alibeaj e konsideron veten drejtues të Partisë Demokratike, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që i dha grupit të drejtuar prej tij, vulën e kësaj force politike.

Pas mbledhjes së Kryesisë dhe Kolegjit të Kryetarëve, Alibeaj deklaroi se juridikisht, në regjistrin e partive politike regjistrohen emrat e kryetarëve të partive politike.

Por duke qenë se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, sipas Alibeajt, tanimë duhet bërë regjistrimi i kryetarit të ri të partisë, teksa shtoi se do të bëhet zgjedhjet e reja për liderin e demokratëve.

“Jo vetëm jam, por ndihem drejtues i Partisë Demokratike, ushtruesi i detyrës që nga momenti që ju e dini, vitin e kaluar, zoti Basha dha dorëheqjen. Duhet ta dini, që sipas ligjit, në regjistrin e partive politike regjistrohen emrat e kryetarëve të partive politike. Në rast kur ka një dorëheqje, ajo se çfarë do duhet të regjistrohet, është zgjedhja e kryetrarit të ri të partisë. Aktet e dorëheqjes nuk regjistrohen, që do të thotë, do të pritet që PD-ja të organizojë procesin e zgjedhjeve, nga baza deri në kreun e saj, sipas të gjitha rregullave dhe procedurave.”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!