Cili është çelësi i suksesit, “talenti apo puna”?

schedule21:56 - 30 Janar, 2023

schedule 21:56 - 30 Janar, 2023

Duhet ta pranojmë se është qesharake të besohet se në botë të gjithë njerëzit janë të barabartë. Një studim i ri i botuar në Shkencën Psikologjike përmban disa lajme që mund të mos pëlqehen shumë.

Në letrën e tyre “Kufizimet në fuqinë parashikuese të përvojës specifike dhe njohurive në performancën e kualifikuar”, David Hambrick dhe Elizabeth Meinz vrasin mitin se talenti nuk ka rëndësi. Ne do të donim të besonim, natyrisht, se gjithçka që duhet të bëjmë për të qenë më i/e miri/a është të përpiqemi mjaftueshëm.

Apo mund të jesh gjithçka që dëshiron për aq kohë sa e dëshiron këtë gjë dhe ke talent: shkencëtar, ikonë e filmit apo muzikës, një sportist i dalluar, etj. Pyetja është: A duhet shumë punë për të arritur këtë, apo mjafton të kesh talent?

Ekzistojnë me miliona shembuj që dëshmojnë se me shumë punë mund t’ia dalësh. Beatlesat u bënë aq të mirë, sepse duhej të ushtronin katër orë në ditë (shtatë ditë në javë) gjatë një periudhe dyvjeçare. Bobby Fischer u bë mjeshtër i madh në shah, pas disa vitesh ushtrime në Klubin e Shahut të Bruklinit. Por kjo nuk ishte pyetja. Ajo që ne duam të dimë është nëse puna e madhe e bën talentin të pavend. A do të bëhet çdo grup muzikor që ushtron katër orë në ditë i famshëm, apo çdo fëmijë i fiksuar në shah kampion i botës?

Përgjigjja me siguri që do të ishte jo,sepse nevojitet që të kesh talent. Sa më i zgjuar dhe i talentuar që jeni, aq më e lartë është performanca juaj.

Nëse i hedhim një vështrim më të thellë, e kuptojmë që nuk do të thotë që të gjithë të tjerët me aftësi më modeste nuk kanë shans. Edhe nëse nuk jeni i/e lindur me gjenet e një gjeniu, ju mund të arrini rezultate më të mira se individët më të mençur, për aq kohë sa punoni shumë. Gjithashtu, dallimet në mes të një të ”zgjuari” dhe jo ”aq të zgjuari” tkurren shumë, nëse ata të dy punojnë shumë. Kjo do të thotë se talenti ende llogaritet, por puna është ajo që ju vendos shumë lart.

Cili është çelësi i suksesit?

Disa njerëz thonë se ju duhet të punoni shumë për të pasur sukses, disa të tjerë besojnë që e mjaftueshme është të kesh talent. Pra kemi të bëjmë me një mit i cili do të vazhdoj të elaborohet përderisa të ekzistojë njerëzmi.

Ajo që dihet është, që puna dhe talenti janë në proporcion të drejtë. Talenti pa punë është e pamundur, por edhe puna pa talent vështirë që ka sukse. E rëndësishme është të zbulojmë talentin dhe me shumë punë të ecim përpara drejt suksesit.