Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko deklaroi se nëse humbet në zgjedhjet lokale të 14 majit, do të vazhdojë angazhimin e tij në politikë.
Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Bejko u shpreh se politikën e ka pasion dhe nuk është paguar për angazhimin e tij në këtë fushë.
“Në rast se unë do të humbas, do të vazhdoj jetën time politike, sepse unë jam i parimit japonez që nuk ka dështime, por ka nxjerrje mësimesh. Do të vazhdoja të merresha me politikë, në forma të ndryshme. Unë nuk jam paguar ndonjëherë nga politika, për qejf e kam bërë politikën gjithë këto vite. E kam pasion politikën. E kam investuar politikën dhe më duket sikur bëj mirë për vendin tim. Unë jetoj si pedagog në universitet dhe me projekte të ndryshme mbi pushtetin vendor, mbi vetëqeverisjen”, theksoi ai./abcnews.al