Mercedes Benz ka dominuar sezonet e fundit në Formula 1. Kjo edhe falë faktit që skuderia gjermane ka një pilot të jashtëzakonshëm si Lewis Hamilton, i cili fitoi titullin e shtatë botëror këtë vit.
Ylli britanik feston 37-vjetorin e lindjes janarin e ardhshëm dhe drejtuesit e Mercedes kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Ai është 13-vjeçari amerikan, Ugo Ugochukwu.
Po 13 vjeç ishte edhe Hamilton kur u zbulua nga Ron Dennis. Ugochukwu është kampioni në fuqi në garat Karting, teksa ka fituar disa tituj të tjerë në SHBA dhe Evropë.
“E kemi monitoruar me interes përparimin e jashtëzakonshëm Ugos, i cili është një talent i madh. Sapo na u dha mundësia, nuk hezituam të firmosim një kontratë me të.
Tani mund të përqendrohemi në dhënien e të gjithë mbështetjes së nevojshme për të qenë në gjendje të demonstrojë potencialin e tij“, theksoi Andreas Seidl, drejtori i Mercedes. /abcnews.al