Pedro Gonzales Lopez, ndryshe Pedri, konsiderohet si Iniesta i ri. 16-vjeçari është pjesë e Las Palmas, por në verë do të kalojë te Barcelona që e ka blerë për shumën e 5 milionë eurove. Para pak kohësh ai zbuloi se ishte testuar edhe te Reali i Madridit.
“Kur Barcelona më thirri isha shumë i entuziazmuar, nuk dija as çfarë të thosha. Isha i shtrirë në rezidencën e klubit dhe u hodha nga gëzimi. Më pas i thashë edhe mikut tim Nestor dhe të dy po hidheshim përpjetë. Iniesta ka qenë gjithmonë referenca ime. Kam bërë një provë me Realin, por isha i pafat atëherë”, tregonte Pedri për LaSexta.
AS i rikthehet kësaj teme dhe shkruan se Real Madrid refuzoi të nënshkruante me adoleshentin më kosto zero. Në shkurt të vitit 2018 Pedri u testua në Valdebebas dhe raporti për të ishte negativ. Vetëm dy ditë stërvitje dhe te madrilenët ishin të bindur që mesfushori qendror nuk ishte për ta. Më pas, kur nisi të shpërthente ishte e kotë tentativa e Reali për ta blerë mesfushorin. /abcnews.al