Cilësohet nga talentet më të mëdha, i riu largohet nga Tirana
Andri Stafa e mbyll me Tiranën. I riu, i cili vjet ishte huazuar te Burreli në Kategorinë e Parë, u kthye te kryeqytetasit ditët e fundit, por tani ka njoftuar largimin.
“Përshëndetje miq! Doja të ju njoftoja që nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Tironës. Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën në këto vite që kam qenë pjesë e klubit ‘bardheblu’.
Falënderoj tifozët e mrekullueshëm ‘bardheblu’ që më kanë mbështetur gjithmonë gjatë këtyre viteve si lojtar i klubit më të madh në Shqipëri. Faleminderit të gjithëve me respekt Andri Stafa”, shkruan Stafa.
I riu ka qenë nga më të spikaturit te moshat, duke u bërë edhe pjesë e Shqipërisë U19. Më parë ai ka qenë edhe pranë transferimit në Danimarkë. /h.ll/ abcnews.al