I ftuari i javës në abcnews.al nga gazetari Ermal Vaka është deputeti Dashnor Sula.
Të enjten në foltoren e parlamentit deputeti deklaroi që në kafenenë e parlamentit konsumohej puro edhe hashash, deklaratë që u kalua me debat dhe u kundërshtua nga disa deputetë të tjerë të parlamentit. I pyetur nga Vaka, Sula sqaron si qëndron e vërteta e asaj deklarate. Ai shprehet që puro ka një aromë të fortë dhe aty pihet në cilësi të ndryshme nga 10€ deri në 300€.
“Pirja e puros ka një aromë të tmerrshme, të fortë sepse varet nga lloji i puros. Aty ka deputetë që janë me pagën e vet por edhe deputetë dhe ministra që kanë përfitime të mëdha. Kështu që dhe cilësia e puros është nga 10€ deri në 300€ një puro. Nuk e di sa kushtojnë sepse nuk kam bërë kontroll por fakti është që në ambientet e parlamentit shkelet ligji, pihet duhan dhe puro.” /abcnews.al/