Cilat zona preferuan turistët në dhjetor? INSTAT publikon shifrat

schedule20:05 - 20 Shkurt, 2023

schedule 20:05 - 20 Shkurt, 2023

Kryeqyteti dhe qytetet përreth kanë pasur fluksin më të lartë të vizitorëve gjatë muajit dhjetor. Të dhënat e Instat tregojnë se turitët në rajonin e qendrës kanë pësuar një rritje me gati 20 %.janë rreth 40 mijë persona që kanë preferuar këtë pjesë të Shqipërisë.

Edhe pjesa e jugut rezulton me një frekuentim të lartë sidomos qytete si Korça, Gjirokastra e Berati. ndërkohë Zona e veriut ku përfshihen Kukësi, Shkodra e Dibra renditet e treta edhe pse ka pika të turizmit malor, rezulton se është vizituar nga 16 mijë turistë.

Për akomodime turistët kanë preferuar kryesisht hotelet në 97% të totalit. Vlen të theksohet se gjatë muajit dhjetor vendin e parë e mbajnë vizitorët nga Italia dukë zënë rreth 9,1% të totalit. Kosova renditet në vend të dytë por këto tregues janë specifikë pasi janë vetëm për muajin dhjetor.

Turizmi patriotik ka një peshë më të madhe kryesisht gjatë verës. Më pas renditen Turqia, Gjermania dhe Anglia. Në total në dhjetor të viti të shkuar rezultojnë se në vend kanë hyrë 965 mijë turistë .Viti 2022 rezulton një ndër më të mbarët që pas pandemisë.

Viti që lamë pas ka qenë një ndër periudhat më të mbara për sektorin e turizmit në vend pas pandemisë. Të dhënat konfirmojnë se në vend kanë hyrë 7.5 milionë shtetas të huaj duke pësuar një rritje me 32.6%.

VIZITORËT NË DHJETOR

RAJONI QENDËR 40,318 MIJË
RAJONI JUGOR 24,072 mijë
RAJONI VERIOR 16,547 MIJË

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!