Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Cilat janë të dhënat sensitive që nuk janë prekur nga sulmet kibernetike? Duleviç: Janë vetëm ato bankare

schedule19:28 - 20 Shtator, 2022

schedule 19:28 - 20 Shtator, 2022

Eksperti për sigurinë kibernetike, Sait Duleviç, në një lidhje me “Skype” me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur lidhur me sulmet e hakerave në adresat elektronike të institucioneve shqiptare dhe dëmin që ka shkaktuar.

Ai tha se ende nuk ka asnjë informacion të saktë se çfarë të dhënash kanë marrë hakerat. I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se a ekziston rreziku që të jenë hakeruar të dhënat bankare, Duleviç tha se është mjaft e vështirë që kjo të ketë ndodhur për sa kohë që këto institucione sigurinë e kanë prioritare.



Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Qeveria tha se të dhënat sensitive nuk janë prekur nga sulmet e hakerave, çfarë mund të na thoni?

Duleviç: Nuk janë prekur vetëm të dhënat e bankës, se ato më sensitivet kanë dalë. Ndoshta kjo është për të qetësuar pjesën e popullit.

Xhokaxhi: Kur flasim për bankën ekspertët përmendin dy mundësi bankat dhe kadastra. Natyrisht që bankat do të shkaktonin një katastrofë. Sa e mundur është sulmi ndaj bankave?

Duleviç: Bankat janë shumë të sigurta. Janë investime private kanë investuar shumë siguri, e kanë pikë kyçe. Është e vështirë për tu marrë informacioni, por asnjëherë nuk i dihet pasi bankat mund të jetën dhe të sistemit shtetëror, por kurrë nuk i dihet.

Xhokaxhi: Kur DSIK thotë se të dhënat tona sensitive mbrohen me standardet e NATI-s, çfarë do të thotë kjo?

Duleviç: Unë mendoj se sulmi kibernetik i ka marrë të dhënat kur ishin për tu marrë, dhe hakerat nuk i kanë nxjerrë të gjitha ato që kanë marrë. Ata nuk po sulmojnë më, por po nxjerrin ato që kanë marrë në kohën e sulmit. Nuk jemi të sigurt çafër do të ndodhë nesër.

Xhokaxhi: Ku publikohen këto të dhëna?

Duleviç: Hakerat kanë hapur një domain që është “Homeland Justice” dhe normalisht çdokush mund të hyjë, dhe aty janë publike të gjitha këto informacione.

Xhokaxhi: Sa e mundur është të ndërhyhet në këtë lloj domain?

Duleviç: Mendoj se është e vështirë të ndërhyjë, sepse ata nuk kanë lënë asgjë publike,. E vetmja gjë që mund të bëjë është ta bllokojnë në shumë shtete.

Xhokaxhi: Përmes këtij domaini kuptojmë se sa interesa ka patur për këto të dhëna?

Duleviç: Po statistikat e atij domaini mund t’i kontrollojmë.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!