Cilat janë rajonet në Ukrainë që do të mbajnë referendume për tu bashkuar me Rusinë, çfarë do të vendosin

schedule19:31 - 20 Shtator, 2022

schedule 19:31 - 20 Shtator, 2022

Autoritete ruse njoftuan sot se midis datave 23 deri 27 shtator do të mbahen referendum për të aneksuar në Rusi katër territore ukrainase.

Bëhet fjalë për rajonet:

1. Donetsk
2. Luhansk
3. Kherson
4. Zaporizhzhia

Katër rajonet ku priten të mbahen referendumet përbëjnë 15% të territorit të Ukrainës.

Por çfarë pritet që të vendosin?

Referendumet do të zhvillohen midis datave 23 dhe 27 shtator. Qytetarët ukrainas to të pyeten nëse dëshirojnë një bashkim zyrtar me Republikën Ruse, shkruan Sky News.

Megjithatë, janë hedhur dyshime se sa transparente dhe efektive do të jenë referendumet, duke marrë parasysh faktin se do të organizohen në një periudhë të shkurtër kohore.

Lexo edhe: Referendumet për bashkimin e territoreve ukrainase me Rusinë, Kievi: Po shkatërrohet çdo urë komunikimi mes Putinit dhe Zelenskyt

Në Donetsk, udhëheqësi separatist Denis Pushilin tha se “populli i shumëvuajtur i Donbasit ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e vendit të madh që ata gjithmonë e kanë konsideruar atdheun e tyre”.

Si ka reaguar Ukraina?

Ukraina ka reaguar negativisht ndaj referendumeve, duke I konsideruar të rreme dhe tha se do të vazhdojë të çlirojë territorin e saj nga kontrolli rus edhe nëse do të duhet të përdorë forcë.

Zyrtarët ukrainas thonë se referendumet ruse për territoret ukrainase do të shkatërrojnë mundësinë e bisedimeve mes dy vendeve në lidhje me luftën.

“Çdo referendum për bashkimin me Rusinë në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia do të shkatërrojë çdo dritare të mbetur për bisedime midis Kievit dhe Moskës”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i zyrës së presidentit ukrainas, shkruan The Guardian.

Ai i bëri komentet në përgjigje të zyrtarëve të instaluar nga Rusia në katër rajone të okupuara të Ukrainës që njoftuan planet për referendume gjatë javës së ardhshme për bashkimin zyrtar me Rusinë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!