Kapërcimi i mëngjesit dhe gjumi i parregullt janë identifikuar si arsyet kryesore pse fëmijët mund të bëhen mbipeshë, sipas hulumtimit të ri që hedh dritë mbi “epideminë” e mbipeshës.
Studimi, i udhëhequr nga akademikë nga University College London, kundërshton pikëpamjen e përhapur se rritja e shpejtë e niveleve të mbipeshës në fëmijë shkaktohet vetëm nga mbingarkesa e ushqimit.
Faktorët e stilit të jetës dhe mjedisi në të cilin një fëmijë rritet luan një rol të rëndësishëm në gjasat e mbipeshës, siç zbuluan studiuesit në sondazhin e tyre me 19,244 familje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar midis shtatorit 2000 dhe janarit 2002.
Studimi zbuloi gjithashtu se nëse një fëmijë lind nga një nënë duhanpirëse ka më shumë të ngjarë të bëhen mbipeshë. l.k/abcnews.al