Dorian Kane, ekspert për kriptovalutat ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se kriptomonedha Bitcoin është një mundësi shumë e mirë investimi dhe konfirmimin e saj e ka marrë nga futja në bursat në SHBA.
Ndërsa, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, është ndalur te ana negative e kësaj kriptomonedhe, që sipas saj shumë qytetarë zgjedhin të mos e investojnë pasi nuk është e prekshme, por në variantin digjital.
Kane: Para disa vitesh thuhej që ishte mashtrim dhe njerëzit besonin që ishte, duke parë dhe historinë me firmat piramidale që ne kemi. Tani është vërtetuar që është një mundësi shumë e mirë për të fituar, por gjithmonë duhet parë parat që investohen. Mundësia është e mirë për faktin se tani është bërë dhe një monedhë shumë e mirë për tregun që ata e kanë vlerësuar dhe në bursë. Kjo jep më shumë besueshmëri. Pritej prej 7 vitesh dhe tani u konfirmua.
E besueshme, do bëhet më vonë se tani është 3-mujorshi i parë i Bitcoinit, që është regjistruar në një nga exchanget më të mëdhaja në SHBA dhe kompanitë po fillojnë dhe po e njohin dhe po e investojnë. Ata kur e investojnë, e investojnë në një afat prej 5-6 vitesh dhe kjo do të sjellë që pas disa vitesh bitcoini nuk do të jetë kaq i luhatshëm. Lëvizjet do të jenë më të vogla.
Nunaj: Nuk kemi një institucion shtetëror për të bërë diferencën, i cili ta mbronte siç bënte me dollarin apo euron. Ky është elementi i parë i pasigurisë dhe kjo monedhë nuk ka ndonjë sistem mbrojtës. Rrisku i dytë, lidhet me luhatjen në treg dhe besimin që ka qytetari, pasi nuk ka një organ që e mbron dhe si pasojë besimi i qytetarit është i luhatshëm. Edhe e dyta, duke qene se kjo monedhë është digjitale, e paprekshme, atëherë dhe besimi i vetë qytetarit është në nivele më të ulëta. Nëse do të vijë një moment, ku do të ketë elemente sigurie që kjo monedhë do të jetë e qendrueshme, do të bjerë dhe rrisku i saj.
Duke qene se kjo monedhë është e krijuar përmes sistemit digjital, kjo e ka bërë me nivele të pasigurta besimi te qytetarët, por jo ata të guximshmit që investojnë./abnews.al