Cila është historia e shiritit të kapitenit?

schedule23:29 - 26 Nëntor, 2022

schedule 23:29 - 26 Nëntor, 2022

Që në ditën e dytë të Kupës së Botës në Katar, disa kombëtare evropiane njoftuan se pavarësisht spekulimeve, kapitenët e tyre nuk do të mbanin shirita me ngjyrat e ylberit gjatë ndeshjeve. Kjo ide lindi për të promovuar gjithëpërfshirjen, dhe për të luftuar diskriminimin gjinor, për të mbështetur komunitetin LGBT+ dhe për të kritikuar vendin organizator, Katarin, që në këtë aspekt nuk njeh asnjë të drejtë.

Megjithatë, FIFA mori marrë një pozicion të ashpër, duke deklaruar se mbajtja e shiritave të personalizuar, të pa miratuara prej saj, mund të sillte ndëshkimin e kapitenëve të skuadrave apo edhe masa më të ashpra. Po si lindi pozicioni i kapiteni në një skuadër  futbolli?

Në fakt, figura e tij u fut që në vitet e para të këtij sporti, në një periudhë kur nuk kishte arbitra, dhe 2 skuadrat duhet të binin dakord për respektimin e rregullave. Në Serinë Aitaliane, shiriti i kapiteni u fut vetëm në vitin 1949, për të siguruar që ata të ishin më të njohur në fushën e blertë.

Por në nivel ndërkombëtar, nuk pati rregulla të sakta për një kohë të gjatë. Kështu në Kupën e Botës të vitit 1970 në Meksikë, Brazili fitoi trofeun kur Karlos Alberto, kapiteni, nuk mbante shiritin përkatës në krah. Është e vështirë të thuhet saktësisht se kur u përhap shiriti i kapitenit në vende të tjera, edhe për shkak të ndryshimit të rregulloreve.

Ka të ngjarë që ato filluan të imitohen gjatë kompeticioneve ndërkombëtare midis ekipeve kombëtare dhe klubeve (kupa e parë evropiane u zhvillua në vitin 1955). Sigurisht që ishte një proces shumë i ngadaltë. Në fakt edhe në vitin botërorin e vitit 1966, vetëm gjysma e kapitenëve të 16 skuadrave pjesëmarrëse e mbanin një të tillë.

Madje kur Anglia fitoi kupën, kapiteni i saj Bobi Mur nuk mbante ende në krah shiritin e kapitenit, dhe pse ishte i njohur si i tillë nga ekipi. Ndërkohë, kapiteni i kombëtares gjermaneFranc Bekenbauer e mbajti atë në botërorin e 1974–ës, ku ekipi i tij mundi në finale Holandën e Johan Krujf, një kapiten tjetër po ashtu mbante shiritin dallues në krahun e majtë.

Bekenbauer dhe Krujf – dy futbollistë shumë të fortë dhe shumë të famshëm – kanë luajtur ndoshta një rol vendimtar në përhapjen e kësaj praktike. Madje në vitin 1976, Krujf nëcilësinë e kapitenit të Barcelonës, ishte i pari që mbajti si shirit flamurin katalanas, menjëherë pas vdekjes së diktatorit spanjoll Francisko Franko. Ai ishte padyshim një gjest anti–Franko, duke qenë se në vitet e tij në pushtet Franko, ishte përpjekur të eliminonte shumë nga tiparet gjuhësore dhe kulturore të rajoneve spanjolle, përfshirë Katalonjën, në favor të një centralizimi të pushtetit në Madrid.

Pas Krujfit, në Barcelonë shumë kapitenë të tjerë mbajtën në krah flamurin katalanas, përfshirë Lionel Mesin. Në Ligën Spanjolle, shiriti i kapitenit nisi të përdorej vetëm në sezonin 1974-1975. Në Premier Ligë, shiritat e kapitenëve në krahë, u bënë normë vetëm gjatë viteve 1980.

Megjithatë, rregullat e futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar nuk ndalen shumë tek shiriti ikapitenit. “Rregullorja e Lojërave të Futbollit” e përditësuar këtë vit, dhe e disponueshme në faqen e internetit të AIA-s, Shoqata Italiane e Gjyqtarëve, thotë se “kapiteni duhet të mbajë, si shenjë dalluese, një shirit në krah me një ngjyrë të ndryshme nga ajo e fanellës, me logon, shkrimet dhe vizatimet që i atribuohen klubit dhe kampionatit, me kushtin që ato të jenë të autorizuara nga liga kompetente”.

Por duhet theksuar se pajisjet e lojtarëve, përfshirë shiritin në krah “nuk duhet të përmbajnë asnjë slogan, shkrim apo imazh të natyrës politike, fetare apo personale”. Në rregulloren e IFAB, organi ndërkombëtar që mbikëqyr rregullat e lojës së futbollit, fjala ‘kapiten’ shfaqet vetëm 5 herë në mbi 200 faqe. Ndërsa shiriti i kapitenit përmendet vetëm 2 herë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!