Në këto ditë të vështira që po kalojmë pyetja që vërtitet më rëndom në bisedat tona, herë seriozisht e herë me shaka, është: Cila është gjëja e parë që do të bëjmë kur të dalim në liri?
Përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet, por gjetjen më interesante, e kanë sjellë në një formën e një mesazhi nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Nikola Koperniku”, në qytetin e Elbasanit.
Video-mesazhi që shëtit nëpër gjithë mrekullitë e Shqipërisë, përcjell dëshirën dhe optimizmin e të rinjve për të vlerësuar gjithçka, gjërat e bukura e të vogla që nuk ua dimë vlerën për aq kohë sa i kemi në përditshmërinë tonë…/abcnews.al