Cikloni mesdhetar “Zorbas” ka shkaktuar viktimën e parë në Greqi. Një 53 vjeçar humbi jetën nga arresti kardiak, pasi mbeti i bllokuar në automjetin me të cilin po udhëtonte. Autoritetet janë angazhuar masivisht në gjetjen e dy personave të shpallur të zhdukur në Evia, në afërsi të Athinës. Bëhet fjalë për një çift të moshuarish. Ekipet e shpëtimit tashmë kanë nisur inspektimin në terren për zbulimin e vendndodhjes së tyre.
Pas kalimit të ciklonit Zorbas Ndërkohë, u verifikuan dëme materiale dhe probleme të shumta. Pavarësisht se stuhia është zhvendosur në verilindje të mesdheut, në Greqi priten reshje të dendura shiu. Kjo mund të ngadalësojë punën e ekipeve të shpëtimit dhe të rrisë nivelin e përmbytjeve. /abcnews.al