Ciklone dhe shi balte, si i shpjegojnë meteorologët tekat e motit këto ditë

schedule16:27 - 15 Maj, 2020

schedule 16:27 - 15 Maj, 2020

Moti ka patur teka të mëdha këto ditë, ku edhe pse qielli ishte i mbuluar me re, temperaturat kane qenë të larta ndërsa një gjatë mbrëmjes së djeshme në disa qytete pati ciklone si edhe shi të ngarkuar me grimca pluhuri.

Meteorologët shpjegojnë këtë fenomen me rrymat ajrore të ardhura nga Afrika duke e cilësuar motin e këtyrye ditëve si të “sikletshëm”.

Temperaturat maksimale do të pësojnë rritje duke bërë që moti të jetë i nxehtë duke prekur vlera 36-37ºC.

Por përveç temperaturave të larta të regjistruara ato do të ndjehen më të larta kjo për shkak të vranësirës shtresore dhe transparente përgjatë gjithë ditës.

Por ndjesia e zagushisë do të forcohet akoma dhe më shumë për shkak të grimcave të pluhurit dhe rërës që do të ketë në ajër për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut (më konkretisht Shkretëtira e Sahara-së).

Sa i përket erës ajo do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi 1-10m/s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!