Çiklizëm, Kupa e Shqipërisë/ Shpallen kampionët e rinj në ditën e parë,  Gjoka dhe Velia të lumtur për suksesin

schedule13:02 - 22 Gusht, 2023

schedule 13:02 - 22 Gusht, 2023

Pas kampionatit kombëtar vjen radha e aktivitetit tjetër.

Çiklizmi u zhvendos në Korçë për ngjarjen e radhës, e cila është brenda vendit dhe jo në nivel ndërkombëtar siç është Rrethi Çiklistik.

Kupa e Shqipërisë në Korçë për vitin 2023 ka nisur në etapën e parë të saj me 2 itinerare.

Për kategorinë kadet itinerari ka qenë Piskupat – Pogradec – Korçë dhe i pari që ka arritur finishin ka qenë 15 vjecari Jonid Gjoka i Partizanit.

Distancën prej 54.6 km Gjoka e ka përshkuar për 1 orë e 23 min ndërsa terreni sipas tij nuk ka qenë ndër më të vështirët.

“Gara ishte e mirë. Bëmë një shkëputje të mirë në malore me dy çunat e Korçës edhe me atë shkëputje punuam bashkë që shkuam në finish.

2 kilometra para finishit bëra një kolpo që i ika çunave dhe që mbajtëm ritmin ku dola në vendin e parë. Është një terren mesatar, pasi në stërvitje bëjmë distanca më të largëta, por garat dihet që janë me intensitet më të lartë.”

Për kategorinë elitë, U 23 dhe junior itinerari ka qenë Piskupat – Bilisht – Korçë me një gjatësi prej 106 km dhe gara më e fortë ka qenë mes çiklistit Olsian Velia nga ekipi i Tiranës dhe një prej garuesve nga Maqedonia e Veriut por Velia pas 2 orë e 27 min ka arritur të shkojë në finish duke fituar këtë garë e duke pretenduar që të arrijë suksese në nivel ballkanik./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!