“Cikli im te Partizani u mbyll”, Cordeiro konfirmon largimin nga të kuqtë

schedule16:15 - 27 Prill, 2021

schedule 16:15 - 27 Prill, 2021

Para pak ditësh në mediet tona u publikua lajmi se William Cordeiro i ka prishur tërësisht marrëdhëniet me trajnerin Ilir Daja, duke u shprehur se “tekniku nuk e pëlqen atë si lojtar dhe ai nuk do punojë më me të”.

Disa ditë pas kësaj fjalie, anësori konfirmon ndarjen e tij me klubin, 6 javë nga fundi i sezonit, në një kohë kur zbritjet e tij në fushë ishin të rralla, teksa Daja e dërgoi të luajë edhe me ekipin e dytë. Melo ka postuar një shkrim në rrjetet sociale.

POSTIMI – Dua të falënderoj të gjithë të përfshirët në kohën time të kaluar në këtë klub, me këtë fanellë, por tani cikli u mbyll. E vetmja gjë që kam është mirënjohja për këtë klub, për këtë grup. Respekt maksimal për presidentin Gaz Demi dhe drejtorin Olsi Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by William Cordeiro (@williamcordeiro26)

Cordeiro luajti 19 ndeshje këtë sezon në Kategorinë Superiore, duke përfituar edhe nga mungesa e organikës për të kuqtë dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol, duke mos arritur të përshtatet me atë që kërkonte trajneri Ilir Daja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!