Partizani vijon të afrojë të rinj. Tedi Cara pritet të nënshkruajë së shpejti, teksa “demat e kuq” kanë arritur marrëveshjen me klubin e Besës. Formula është huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që nuk dihet shifra për të cilën klubet kanë rënë dakord mes tyre.
Të kuqtë kanë menduar nga ana tjetër ta ndihmojnë klubin verdhezi, duke i çuar një sulmues tjetër anësor. Dionis Çikani, i cili është produkt i Tiranës, do të veshë fanellën e Besës deri në fund të sezonit. Në verë ai do të kalojë te Partizani.
Çikani në verë u kthye në Shqipëri, pasi ishte pjesë e Torre Levante në Spanjë. Te Tirana nuk u aktivizua, pasi klubi bardheblu nuk u bind të paguante taksën e formimit për dy vite që sulmuesi ishte pjesë e spanjollëve. /abcnews.al

