Turqia është ndër të vetmet shtetë që nuk e ka pezulluar futbollin. Sot u luajt si zakonsisht, edhe pse me dyer të mbyllura. Sokol Cikalleshi e nisi si titullar për Akhisarpor, që nuk shkoi më shumë se një barazim në ndeshjen shtëpiake kundër Erzurum të vendit të dytë.
Sulmuesi i kombëtares luajti gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ia doli të shënonte. Pika e ngjit Akhisaspor në vend të katërt të divizionit të dytë turk me 45 pikë, dy më pak se pozicioni (mbahet nga Erzurum) që të ngjit në elitë.
Takime të plota luajti edhe dysha e Menemespor: portieri Gentian Selmani dhe mbrojtësi David Domgjoni. Skuadra e dy ish-lojtarëve të Laçit barazoi 2-2 në shtëpi kundër Istanbulspor, duke regjistruar ndeshjen e gjashtë pa fitore. Menemenspor renditet në vend të 11 të Ligës së parë dhe është larg pretendimeve për t’u ngjitur në Superligë. /abcnews.al