Cikalleshi: Fitore që na jep moral, kundër Lituanisë të gjithë “luanë”!

schedule22:47 - 4 Shtator, 2020

schedule 22:47 - 4 Shtator, 2020

Sokol Cikalleshi, autori i golit të parë në sfidën ndaj Bjellorusisë, ka folur për RTSH pas ndeshjes, ku u shpreh: “E kishim shumë të rëndësishme këtë ndeshje, pasi ndeshja e parë na jep moral. Në letër, Bjellorusia ishte kundërshtari për t’u mundur, por nuk duhen nënvlerësuar edhe ekipet tjera. Kemi vuajtur kundër ekipeve poshtë nesh, prandaj duhet të vlerësojmë të gjitha ndeshjet.

Kjo është një pyetje që i takon stafit teknik, por mendoj se çdo prurje e re, është fitore e kombëtares. Po vijnë lojtarë të rinj me shumë perspektivë, uroj që të bëjnë hapat e duhur dhe të ndihmojnë kombëtaren. Kombëtarja nuk është e Cikalleshit apo Balajt. Unë me Manaj, kemi shkuar mirë. Edhe me Sadikun e Balaj kemi luajtur mirë. E kemi gjetur mirë njëri-tjetrin dhe kemi arritur të shënojmë.

Lituania? Të gëzojmë këtë fitore, por është gjysma e punës. Kemi dhe ndeshjen pas tre ditësh dhe duhet vlerësuar. Jo më larg se vitin që kaloi, kemi vuajtur kundër Andorrës. Jemi të fokusuar kundër Lituanisë dhe të jemi luanë të gjithë, që ta fitojmë ndeshjen”, u shpreh Cikalleshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!