“Cigaret elektronike, rrezik për adoleshentët”, mjekët: Dëme në shëndetin mendor

schedule14:04 - 3 Nëntor, 2024

schedule 14:04 - 3 Nëntor, 2024

SHQIPËRI- Maskuar pas aromës së mentes, kanellës apo vaniljes vape janë kthyer në modë mes adoleshentëve. Më shumë se 30% e djemve në gjimnaze dhe 15% e vajzave 15 vjeçe sipas studimeve të fundit në Shqipëri janë konsumator të tyre.

Por specialistët e shëndetit publik ngrenë shqetësimin për dëmet që ato sjellin. Vape po përdoren dhe si një mënyrë për të lënë duhanin tradicional. Por ndryshe nga sa mendohet specialistët thonë se efekti që jap është I kundërt.

Pavarësisht se duhani është i ndaluar për moshat nën 18 vjeç këto cigare elektronike  adoleshentët mund ti blejnë lehtësisht, madje dhë në dyqane pranë shkollave.

Në këto kushte specialistët e shëndetit publik apelojnë për forcimin e zbatimit të ligjit dhe shtimin e fushatave ndërgjegjësuese rreth dëmeve që shkaktojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!