Cigaret elektronike, Michigan është shteti i parë amerikan që ndalon shitjen

schedule13:26 - 5 Shtator, 2019

schedule 13:26 - 5 Shtator, 2019

Cigaret elektronike janë të dëmshme dhe kanë pasoja afatgjata dhe pse nuk janë shumë të qarta. Micigan bëhet shteti i parë amerikan që ndalon shitjet e tyre, me ekspertët që kanë rënë dakord se tashmë përdorimi i tyre konsiderohet një emergjencë shëndetësore sidomos tek të rinjtë dhe tek adoleshentët.

Micigani është shteti i parë amerikan që ka ndaluar shitjen e cigareve elektronike. Sipas guvernatorit Uajtmer, bëhet fjalë për një masë të domosdoshme për të mbrojtur të rinjtë dhe adoleshentët nga efektet anësore të saj. Një hetim i departamentit amerikan të shëndetit publik të Miçigan, vendosi se përdorja e cigares elektronike nga adoleshentët është tashmë një emergjencë publike.

Sipas guvernatorit prodhuesit nëpërmjet shijeve të ëmbla I bëjnë të rinjtë që të varen nga nikotina, dhe pse në doza minimale, në cigaret elektronike me pasoja të rënda afatgjata.

Studimet e departamentit të shëndetit publik dëshmuan se konsumatori thith një sasi elementesh kimike dhe metalike, efekti i së cilës nuk është ende i qartë. Por janë të qarta pasojat që nikotina mund t’i shkaktojë trurit. Ndalimi që parashikon bllokimin e shitjeve dhe online dhe në dyqane, është i menjëhershëm dhe do të jetë në fuqi për të paktën 6 muaj. Guvernatori gjithashtu ndali dh etiketimin e këtyre cigareve si të pastra, të sigurta dhe të shëndetshme. Gjithashtu ndalohet dhe reklamimi i tyre.

Një muaj më parë qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve konfirmuan se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 153 raste të patologjive në mushkëri si pasojë e përdorimit të cigareve elektronike.

Por Micigan nuk është një rast i izoluar: disa qyette dhe komunitetet amerikane kanë vendosur të ndalojnë shitjen e cigareve ekektronike. Mes të parave është San Francisco. Por dhe në Amerikën Latine ku në Argjentinë dhe Brazil ndalohet përdorimi i tyre në ambjente publike. Në Europë ka ligje më të ashpra në Austri dhe Norvegji ndalohet shitja e tyre për adoleshentët. /ABC News Albania 24/7