Çifti zvicerian vijon akuzat e rënda ndaj Loderanës: Humbëm 655 000 euro prej saj

schedule11:27 - 16 Korrik, 2020

schedule 11:27 - 16 Korrik, 2020

Reperja e njohur, Loredana, u bë pjesë e një skandali një vit më parë. Ajo akuzohej se i kishte vjedhur një çifti zvicerian gati 900 mijë franga bashkë vëllain e saj. Por me sa duket kjo çështje vazhdon të jetë e hapur, pasi çifti zvicerian vijon me akuzat e rënda drejtuar reperes.

Tashmë  Loredana ndodhet ende nën hetim dhe rrezikon të dëbohet nga Zvicra.

Çifti ka dhënë së fundmi një intervistë për “20 Minuten”, gjatë së cilës e kanë fajësuar Loredanën për gjendjen e tyre të vështirë ekonomike. Zonja Petra dhe bashkëshorti pretendojnë se kanë humbur një total prej 655.000 eurosh për shkak të reperes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!