Çifti shqiptar që punojnë si muratorë në Greqi, gruaja: Ia “vodha” zanatin bashkëshortit, i kemi gjërat e ndara

schedule11:22 - 22 Mars, 2023

schedule 11:22 - 22 Mars, 2023

Aurela dhe Manoli janë çifti i pazakontë i muratorëve shqiptarë në Greqi. Ata kanë treguar se si shkon marrëdhënia e tyre në punë përveç se si prindër të dy fëmijëve.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti ka treguar se ndajnë gjithçka së bashku, pasi në fillim ishte Manoli ai që punonte si murator, më pas Aurela “i vodhi” zanatin. Sakaq, dyshja kanë theksuar se gjithçka e kanë të ndarë dhe arrijnë ta menaxhojnë shumë mirë.

“Jemi shumë të lidhur. Përveç se jemi çift, jemi edhe shokë, si vëllezër, kemi krijuar një lidhje shumë të mirë me njëri-tjetrin. Nuk zihemi në punë, të themi edhe këtë. Në punë i bëjmë që të dy të gjitha, përveç se kur është ndonjë punë shumë e vështirë, me ngritje peshash për shembull. Ato i bën Manoli. Kurse në shtëpi, i kemi ndarë punët, kemi dy fëmijë, për shembull, Manoli do të çojë fëmijët në kurse anglishte, në sport, kurse unë do të gatuaj”, tha Aurela.

“Unë jam me origjinë nga Tiranë, ndërsa Aurela është vajzë e Vlorës. Si gjithmonë gruaja është menaxherja kudo. Aurela më të shumtat punët e shtëpisë. Ne lyejmë shtëpinë çdo tre muaj, del një ngjyrë e re dhe thotë Aurela, hajde e lyejmë, e provojmë edhe ne”, u shpreh Manolo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!