Çifti shqiptar që “djeg” pistat në Amerikë me valle, burri me tupana dhe gruaja kërcen

schedule09:14 - 20 Shkurt, 2023

schedule 09:14 - 20 Shkurt, 2023

Elvana dhe Anton Dedvukaj janë çifti shqiptar që “djeg” pistat në Amerikë me valle dhe kërcime. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata treguan si i lindi ky paison, pasi Elvana tashmë është edhe një instruktore vallëzimi, ndërsa Antoni e shoqëron herë pas here me tupan.

Çifti tregoi se kërcimi për ta do të mbetet thjesht një pasion, sepse ata kanë një biznes familjar ku punojnë.

Që në fëmijëri e kam pasur shumë qejf kërcimin, vallëzimin. Edhe kur kam ardhur në Amerikë, kam ardhur në moshë të re dhe kam filluar të kërcejë. Edhe pastaj mu bë si fiksim ky lloj kërcimi belly dancing dhe kërcimin tonë, e ushtrova dhe jam shumë shumë me fat, që jam në këtë vend dhe ushtroj hobin tim. Është gjë shumë shumë e bukur të bësh një gjë që e ndjen.

Shqiptarët kanë qejf shumë kërcimin e tyre, belly dance nuk e njohin shumë. Unë marr pjesë në shumë evenimente për kërcimin arab dhe indian, këtu belly dance pëlqehet shumë.

Ky i bie tupanit edhe ka marrë pjesë në dasma, vetëm në evenimente shqip. Me mua ka marr pjesë vetëm dy herë, për t’i rënë tupanit. Në fillim ka qenë pak e vështirë sepse ky është nga Tuzi i Malsisë dhe kanë shumë tradita, edhe kur shohin femrat me kostum janë pak me traditën e vjetër. Nuk ishte shumë i gëzuar në fillim.

Kjo është punë që e bëjmë për qejf, për hobi. Ne kemi një biznes tjetër familjar”, tha ndër të tjera Elvana.

“Ne si shqiptarët kemi traditat tona dhe kur më tha Elvana se ka pasur dëshirë për të kërcyer belly dance ose nga India, mund të them që fillimisht nuk isha shumë dakord, po dalëngadalë i thash bë çfarë të duash”, u shpreh Antoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!