Një video e një çifti të publikuar në TikTok ka marrë vëmendjen e Miley Cyrus. Çifti shihet duke kërcyer nën tingujt e këngës “Plastic Hearts” të këngëtares, ku krahas videos kanë shkruar: “Nëse Miley komenton, ne do të martohemi”.
Ndonëse kjo mund të dukej e pamundur, këngëtarja amerikane e cila ka qenë e martuar me ish partnerin Liam Hemsworth, ka komentuar duke shkruar: “Shpresoj që të funksionojë më mirë për ju sesa funksionoi për mua. Urime.”
Miley foli së fundmi për arsyen që çoi drejt ndarjes me Hemsworth. Këngëtarja tha se ende e donte ish partnerin, por mes tyre kishte shumë konflikte. Pas ndarjes së tyre, Liam ka qenë në lidhje me modelen Gabriella Brooks, me të cilën filloi të dilte në dhjetor të vitit të kaluar. /abcnews.al