Çifti më i ri i showbizit? Angelina Jolie dhe The Weeknd “kapen mat” së bashku

schedule13:00 - 2 Korrik, 2021

schedule 13:00 - 2 Korrik, 2021

Këngëtari, The Weeknd dhe aktorja, Angelina Jolie janë në qendër të mediave rozë pasi dyshja mund të kenë nisur një romancë.

Së fundmi, ata janë parë duke darkuar në një restorant italian në Santa Monika, Kaliforni. Megjithëse shijuan për orë të tëra darkën së bashku e biseduan gjerë e gjatë, ata dolën të ndarë nga restoranti për të mos ngritur ende dyshime për raportin e tyre.

Ndërkohë të gjithë në rrjete sociale kanë shkruar se dyshja kanë nisur një romancë të re.

Aktualisht, Jolie është beqare dhe merret ende me gjyqet e kujdestarisë së fëmijëve me ish-bashkëshortin, Brat Pitt, ndërsa The Ëeeknd po shijon kulmin e karrierës së tij me hite të shumta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!