Çifti i njohur i showbizit bëhen prindër të një djali, zbulojnë emrin e veçantë

schedule11:24 - 1 Korrik, 2022

schedule 11:24 - 1 Korrik, 2022

Çifti i njohur, Sharna Burgess dhe Brian Austin Green janë bërë prindër të një djali. Profesionistja e “Dancing With the Stars” solli në jetë fëmijën e saj të parë, më 28 qershor.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, me anë të një foto të postuar në Instagram, ku ka shkruar: “Zane Walker Green 28/06/2022 ora 12:12. Zemra ime tani është përgjithmonë jashtë trupit tim.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sharna Burgess (@sharnaburgess)

Ardhja e vogëlushit shënon fëmijën e parë për Burgess dhe të pestin për Green.

Aktori ka djemtë Noah, 9 vjeç, Bodhi, 8 vjeç dhe Journey, 5, me ish-bashkëshorten Megan Fox. Ai është gjithashtu baba i Kassius, 20 vjeç, me ish të dashurën Vanessa Marcil./abcnews.al