Çifti i njohur i showbiz-it është gati të martohet dhe të krijojë familje

schedule17:45 - 9 Korrik, 2021

schedule 17:45 - 9 Korrik, 2021

Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj, Thom Evans janë duke planifikuar që të martohen dhe të kenë fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur për revistën “OK!” një burim i afërt me dy të famshmit.

Çifti i cili ishte takuar për herë të parë në X-Factor Celebrity në vitin 2019, janë parë shumë të afërt së fundmi, duke kaluar pushime të mahnitshme verore në Mykonos të Greqisë.

Thuhet se Scherzinger dhe Evans, të cilët ditë më parë festuan së bashku ditëlindjen e 43-të të këngëtares, janë përfundimisht gati që të nisin një familje.

“Nicole dhe Thom janë shumë të dashuruar. Ata janë një çift i mahnitshëm dhe kanë një lidhje të madhe me njëri-tjetrin”, ka thënë burimi për “OK!”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!