Çifti i moshuar në Greqi rrihet nga djali i tyre

schedule18:26 - 6 Prill, 2023

schedule 18:26 - 6 Prill, 2023

Në Greqi po qarkullon një video tronditëse e një çifti të moshuar që po rrihet brutalisht nga djali i tyre 50-vjeçar.

Siç duket abuzimi ndodh për shkak të diferencave financiare mes 50-vjeçarit dhe prindërve të tij.

“Kjo situatë ka rreth 10 vite . Djali dhe nusja shkojnë në banesën e babait të tyre dhe me qëllime të ndryshme duke i kërcënuar fillojnë t’i rrahin, thyejnë dhe shkatërrojnë shtëpinë duke kërkuar para. Dje edhe nusja ka ardhur e vetme, i ka rrahur, i ka goditur aq sa kanë shkuar në spital”, ka treguar një i afërm i të moshuarve duke folur për Mega.

Videoja është realizuar nga bashkëshortja e 50-vjeçarit. Një grua nga Ukraina që akuzon çiftin e të moshuarve se nuk e kanë ndihmuar financiarisht familjen.

“Ulu dhe mos fol! Po të mos isha këtu, do ta kishe ngrënë që në mëngjes”, dëgjohet duke i thënë 50-vjeçari nënës së tij.

Familjarët tregojnë se kjo ka ndodhur 10 vitet e fundit, por shteti nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar dy të moshuarit. Madje, ata theksojnë se kanë ngritur padi, ndërkohë që kanë shkuar tre herë në Prokurori.

“Kjo është dhunë nga djali i çiftit. Ata kanë një djalë tjetër. Ky djalë nuk ka punuar kurrë dhe ka 10 vjet që kërkon para nga babai i tij. Burri jeton me një pension dhe djali dhe nusja e tyre kanë gjetur shumë mënyra për t’i detyruar t’i japin pensionin. Ajo që të gjithë kemi frikë është më e keqja që mund të ndodh. Ata kanë gjetur një mënyrë dhe hyjnë çdo ditë në shtëpi, të cilën e kanë dëmtuar dhe shkatërruar”, shtoi një i afërm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!