Çifti i mbuluar nga gjaku, mediat greke: I dyshuar për vrasjen ish-partneri shqiptar i ukrainases

schedule20:52 - 11 Tetor, 2020

schedule 20:52 - 11 Tetor, 2020

Greqia u zgjua e tronditur nga një krim pasioni, pasi një grua me origjinë ukrainase dhe partneri i saj grek u gjetën të vrarë brenda shtëpisë së tyre në Loutraki, ndërsa mediat greke shkruajnë se i dyshuar për krimin është një shqiptar.

Policia hyri në shtëpinë e gruas nga Ukraina dhe gjeti të dy trupat të shtrirë për tokë në një pellg gjaku, të zhveshur dhe të masakruar me thikë. Sipas medieve, ukrainasja ishte më parë e martuar me një biznesmen të njohur nga Mykonos dhe kishte një vajzë 20-vjeçare. Burri që u gjet i vrarë në krah të saj ishte një biznesmen nga Loutraki.

Trilleri filloi mesnatën e së dielës kur një zjarr shpërtheu dhe një makinë “Toyota” e parkuar u përpi nga fjalët.  Hetimi zbuloi se makina i përkiste 45-vjeçares nga Ukraina, e cila është e divorcuar me biznesmenin me të cilin kishte vajzën.

E ndërsa autoritetet po e kërkonin gruan, një fqinje e njoftoi policinë se pa që te dera e përparme e shtëpisë së saj kishte gjak. Policia trokiti, por askush nuk e hapi dhe më pas e hapën dhe u përballën me trillerin. Ukrainasja cilësohet nga komuniteti ku jetonte, si shumë e pasur.

Sipas informacioneve të fundit, autoritetet e policisë, të cilat po kryejnë hetime të gjera për vrasjen, po kërkojnë ish-partnerin, me origjinë shqiptare, të gruas 45-vjeçare” shkruajnë mediat greke./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!