Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë mbledhur më shumë se objektivi i tyre prej 30 milionë dollarësh për Ukrainën. Deri të enjten, çifti i famshëm kishte mbledhur 34 milionë dollarë nga mbi 67,000 donacione. Ata thanë se po shpresojnë që të arrijnë në 40 milionë dollarë.
Aktorja, e cila është me origjinë nga Ukraina, tha se megjithëse kjo është larg zgjidhjes së problemit, përpjekja e tyre kolektive do të sigurojë një ndihmë për shumë njerëz. Kunis dhe Kutcher dhuruan 3 milionë dollarë nga paratë e tyre për mbledhjen e fondeve.
“Puna jonë nuk është kryer, prandaj po e ngremë objektivin në 40 milionë dollarë”, tha Kutcher. Kunis lindi në Chernivtsi të Ukrainës dhe u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në moshën 7-vjeçare. Ajo tha se ndihet zemërthyer për atë që po ndodh në vendlindjen e saj.
/abcnews.al